Deputetët e opozitës italiane vizitojnë qendrat për emigrantët në Shqipëri: Projekt i dështuar

Deputetët e opozitës italiane vizitojnë qendrat për emigrantët në Shqipëri: Projekt i dështuar

Eleonora Stamilli, La Stampa Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave për migrantë, opozita italiane ka zhvilluar një vizitë inspektuese në terren, duke e cilësuar projektin si “surreal”, “të dështuar” dhe “tejet të kushtueshëm”. Sekretari i partisë +Europa, Riccardo Magi, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, Matteo Orfini dhe Rachele Scarpa, vizituan të dy qendrat, në Gjadër dh Shëngjin. Aktualisht, vetëm një pjesë e qendrës së Gjadrit është funksionale, ajo për riatdhesimet, ku ndodhen vetëm 25 persona, të transferuar ditët e fundit nga qendrat e qëndrimit në Itali (Torino dhe Macomer). Ndërkohë, qendra në Shëngjin mbetet e mbyllur. “Është një projekt pa kuptim, që na ka kushtuar pothuajse një milion euro për çdo migrant”, deklaroi Magi....