Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tritol, vrasje me armë dhe me thikë, ngjarjet kriminale shkundin vendin, 3 viktima brenda një dite
Një valë krimesh të rënda ka tronditur vendin këtë të martë (dje), duke lënë pas tre të vrarë dhe disa të plagosur brenda pak orësh. Ngjarjet nisën në Shkodër, ku një sasi tritoli shpërtheu në makinën e 38-vjeçarit Enea Busukja, punonjës i Tatimeve, i cili mbeti i plagosur. Vetëm pak orë më vonë, në Durrës, 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, në banesë, ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor. Tronditje edhe në Tiranë, ku në një lokal në zonën e “Komunës së Parisit”, kuzhinieri Filip Shehu vrau me thikë kamerierin Indrit Ismaillari pas një sherri për punën. Por krimi më makabër ndodhi në Berat, ku 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kastriot Hoxha, vrau...