Në turneun “Open Cup Bosnia”, Faruk Kalleshi nderohet me medalje të artë si sportist i shekullit

Në turneun “Open Cup Bosnia”, Faruk Kalleshi nderohet me medalje të artë si sportist i shekullit

Adriatik BALLA Në një aktivitet të veçantë të organizuar në Bosnjë-Hercegovinë, quajtur “Open Bosnia Cup International Tournament”, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare, “Nderi i Kombit”, Fakuk Kalleshi, është nderuar nga organizatorët në mënyrë të veçantë me një medalje ari si “Sportisti i Shekullit”. Nuk është hera e parë që Kalleshi vlerësohet në aktivitete të tilla dhe nga organizma ndërkombëtarë të sportit. Ai e ka skalitur emrin e tij në peshëngritje shumë dekada më parë, kur ishte kampion absolut i vendit në këtë sport, fitues i shumë spartakiadave kombëtare dhe ajo që është kryesorja, doli 21 vite rresht kampion në Shqipëri në peshën e tij dhe theu plot 116 rekorde kombëtare. Një vlerësim prej legjende atij iu bë edhe në hapje të aktivitetit të madh...