Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Vlorë, i moshuari përplas te vizat e bardha dy gra këmbësore
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë. Një i moshuar, 72 vjeç, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha. Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze. Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre. Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia.