Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Klubi i volejbollit Dinamo ka reaguar pas vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për të pezulluar lojtarën Nayara Ferreira, nëse ajo nuk i nënshtrohet analizave për “verifikimin e gjinisë”. Në një deklaratë zyrtare, Klubi Dinamo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e gjerë publike nga media, sportistë, organizata dhe nga opinioni publik, duke e cilësuar vendimin e FSHV-së si absurde dhe cënuese për dinjitetin e lojtares me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare. -Janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së; Janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitet dhe privatësi; Cenojnë dinjitetin dhe integritetin e sportistes dhe të klubit; Legjitimojnë një praktikë të papranueshme për verifikim gjinor mbi bazë thashethemesh; Nxisin gjuhën e përjashtimit dhe urrejtjes në sport. Dinamo kërkon reflektim nga...