Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit? Përgjigjet analisti në QUO VADIS

Pse munguan pyetjet nga mazhoranca në raportimin e Dumanit? Përgjigjet analisti në QUO VADIS

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e djeshme, më 27 tetor pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton. Por, mazhoranca nuk kishte asnjë pyetje për kreun e SPAK. Analisti politik,  Adri Nurellari, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se PS e sheh SPAK-un si një aset për t’u mbrojtur. Sipas Nurellarit, një nga “kuajt e betejës” së PS është pikërisht marrja e meritës për SPAK. Ai u shpreh se ndikimi i dosjeve të SPAK dhe i drejtuesit të tij, Altin Dumani, ka qenë shumë më i madh sesa debatet parlamentare, duke e cilësuar këtë institucion si të vetmin që ka fituar besueshmëri brenda dhe jashtë vendit. Pjesë...