Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Pse nuk është hetuar Balluku më herët”/ Reagon ashpër deputeti: Paguhen 80 mijë euro, inceneratori nuk punon
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishte i ftuar në një emision televiziv ku komentoi raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në Parlament. Balliu u shpreh se, ‘ajo çfarë kuptova unë, ai ishte një njeri i kapur në flagrancë. Dumani deklaroi se, nuk kemi kohë për hetime, ai tha se ka çështje nën hetim, çështje që kanë vite nën hetim, tani kur do të merren masat.’ Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, deputeti i PD-së shtoi: ‘Unë e pyeta për Belinda Ballukun, ajo ka ‘Tigrin 1 dhe 3’, ka tunelin e Llogarasë, ka Thumanë-Kashar, fotovoltaikët, ka pafundësisht afera korruptive dhe për asnjë nga këto afera korruptive, ajo zonjë gjithë këto vite nuk është hetuar? I thashë dhe Dumanit, që edhe ju vetë keni kryer...