Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Valë dhune dhe tensione anti-turke në Mal të Zi pas incidentit në Podgoricë
Automjete të djegura, lokale të shkatërruara, sulme fizike dhe mesazhe “përzini turqit” janë pamje që e përshkruajnë Malin e Zi këto ditë. Shpërthimi i dhunës ndaj shtetasve turq filloi pas një sherri, në të cilin, sipas autoriteteve, shtetas turq dhe azerbajxhanas plagosën lehtë një banor të Podgoricës. Çfarë pasoi pastaj ishin sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre, si dhe protesta të organizuara ku pati mesazhe kërcënuese ndaj tyre. Si pasojë, Qeveria malazeze, përmes një procedure të përshpejtuar, vendosi regjim vizash për shtetasit turq. Aktivistja Dina Bajramspahiq tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se krijimi i kësaj atmosfere u ndikua pikërisht nga partitë qeverisëse dhe mediat e djathta. “Ata kanë kontribuar në paranojën dhe përhapjen e teorive të konspiracionit se...