Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Berat, 42-vjeçari qëllua në sy të fëmijëve; sherri për pagesën e xhiros me kalë
Në lagjen “Kala” në Berat ka ndodhur pasditen e sotme një krim tronditës. Një 42-vjeçar, që kishte shkuar për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen është vrarë me thikë nga një 63-vjeçar, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”. Mësohet se viktima Keli Hoxha, është konfliktuar me autorin Kristo Mema për çmimin e fotove dhe xhirove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë. E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit. Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai nuk ka mundur dot...