Euroactiv: Parlamenti i BE-së i pagoi mijëra eurodeputetit grek neonazist pas dënimit penal

Euroactiv: Parlamenti i BE-së i pagoi mijëra eurodeputetit grek neonazist pas dënimit penal

Kur udhëheqësit neonazistë të partisë Agimi i Artë të Greqisë u dënuan për organizim kriminal, posedim të paligjshëm të armëve, përfshirje në goditjen fatale me thikë të një reperi të krahut të majtë dhe sulme brutale, vendimi shkaktoi dridhje në të djathtën ekstreme të Evropës dhe më gjerë. Disa nga anëtarët e saj ikën dhe u fshehën. Por jo Ioannis Lagos, një nga figurat e saj të larta. I zgjedhur në Parlamentin Europian në vitin 2019, Lagos vazhdoi të merrte pjesë në seanca legjislative, të votonte, të fliste dhe të udhëtonte midis Greqisë dhe Belgjikës për gjashtë muaj, siç do të bënte çdo eurodeputet tjetër. Në tetor 2020, Lagos u dënua me 13 vjet e tetë muaj burg për drejtimin e një organizate kriminale dhe akuza të lidhura me të. Pas...