Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U arrestua për ryshfet, Gjykata merr vendim për prokurorin e njohur
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim prokurorit Beqë Shala nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”. “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.” “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, po ashtu gjykata vlerësoj se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure...