Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vetëm dy gjinitë, “Mashkull dhe Femër”, Komisioni Ligjeve rrëzon nismën e PD-së për Gjendjen Civile
Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën kryesimin e Ulsi Manja, ka pasur një mbledhje të ngjeshur, ku u shqyrtuan gjashtë projektligje. Ndër to, debati më i ashpër u zhvillua rreth një nisme të grupit të deputetëve të Partisë Demokratike (PD) për ndryshimin e ligjit “Për gjendjen civile”. Debati për binaritetin gjinor Projektligji i iniciuar nga deputeti Bardh Spahia synonte të shtonte një nen të ri në ligjin ekzistues, i cili përcaktonte qartë se në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të përcaktuara biologjikisht që në lindje dhe të pandryshueshme ligjërisht. Spahia argumentoi se ky përcaktim synon të garantojë siguri juridike dhe të ruajë rendin shoqëror dhe moral, pasi mungesa e një konstatimi të saktë të konceptit ‘gjinia’ në ligjin aktual lë hapësirë për interpretime që cënojnë koherencën ligjore. Bardhi...