Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Balluku emri më i përfolur në dosjet e korrupsionit”/ Belinda në SPAK, reagon gazetari: Rama po kërkon kurbanë
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televiziv, ngriti sot shqetësimin mbi vonesën dhe pasojat e hetimeve ndaj emrave më të përmendur për korrupsion dhe lidhje me botën e nënndheshme, duke përfshirë rolin politik të Belinda Ballukut. Ai theksoi se kallëzimet konkrete kanë qenë aty prej kohësh, por nuk janë ndjekur me vendosmërinë e duhur, ndërsa Rama po kërkon “kurbanët e radhës” për të shpëtuar veten. Bushkolaj lidhi gjithashtu vonesën e hetimeve me menaxhimin e fondeve publike dhe projektet madhore infrastrukturore, përfshirë autostradën Tiranë–Durrës dhe investimet në ujësjellës dhe energji elektrike. Gjithashtu ai shtoi se raportet e OSBE-ODIHR e konsiderojnë Fierin si “kryeqytetin e krimit elektoral” në aspektin e përdorimit të administratës, duke e lidhur drejtpërdrejt me veprimtarinë politike të zonjës Balluku. Pjesë nga...