Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Oliver Ropke për Klan News: Shqipëria, pararojë e integrimit në rajon
President i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke ka vlerësuar progresin e Shqipërisë për hapjen e grupkapitujve për integrimin në Bashkimin Europian. Në një intervistë për Klan News me gazetarin Vladimir Lame, Ropke ka theksuar se Shqipëria është tashmë në ballë të këtij procesi. Oliver Ropke: Ballkani Perëndimor është një rajon kyç për Bashkimin Evropian. Unë mendoj se këto nuk janë fjalë boshe. Në kontekstin e ri gjeopolitik, ne po përpiqemi që të integrojmë sa më shpejt shtetet ballkanike në familjen evropiane. Kjo është thelbësore për ne për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Besoj se është në interesin tonë të përbashkët që të ecim përpara me axhendën e integrimit. Në këtë rajon kemi shtete me progres të ndryshëm në këtë sa i përket integrimit. Shqipëria...