Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bruno Fernandes me valixhe në duar, Man, United piketon mesfushorin 50 milionë eurosh
28 Tetor 2025 19:14 Telesport Sipas të gjithë zërave të fundit, Bruno Fernandes duket se po luan sezonin e fundit me fanellën e Manchester United. Portugezi në verë pritet t’i bashkohet Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix tek Al-Nassr. Në anën tjetër, Manchester United e ka gjetur që tani zëvendësuesin ideal të Fernandes. “GiveMeSport” raporton se “Djajtë” do të tentojnë transferimin e Angelo Stiller në verën e ardhshme. Mesfushori gjerman i Stuttgart ishte protagonist edhe gjatë merkatos së verës së fundit, por nuk në fund nuk ndërroi ekip. Por, verën e ardhshme, largimi i tij nga Stuttgart është i sigurt. Manchester United është gati të paguajë shifrën e kërkuar nga Stuttgart për 24-vjeçarin që është 50 milionë euro.