Aksident i rëndë në Lungomare/ Përplasen dy të moshuara në vendkalim, ja detajet e para

Aksident i rëndë në Lungomare/ Përplasen dy të moshuara në vendkalim, ja detajet e para

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin e Lungomares, në vendin e njohur si “Titaniku”. Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Fiat me targa AA174MH, i drejtuar nga Dukë Muço, 72 vjeç, ka aksidentuar dy shtetase në vendkalimin e këmbësorëve, Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, të dyja rreth moshës 70 vjeç. Të plagosurat janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit të mjetit i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar 0.000 mg/l, ndërsa ai është shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.