Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje, ky është 34-vjeçari që u vra sot në Tiranë (Foto)

Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje, ky është 34-vjeçari që u vra sot në Tiranë (Foto)

Indrit Ismaillari është kuzhinieri 34-vjeçar që u vra sot nga kolegu i tij, picieri 41-vjeçar Filip Shehu. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e lokalit City Lounge në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku të dy punonin.Shehu u shpreh pas vrasjes se viktima e bullizonte vazhdimisht, ndërsa u raportua se mes të dyve ka pasur herë pas here konflikte verbale. Ismaillari u godit tri herë me thikë nga Shehu, një herë në qafë dhe dy herë në bark, plagë të cilat i morën jetën pasi mbërriti në spital.