KUJDES! Policia thirrje qytetarëve: Mos i hapni email-et që ju vijnë ne emër të Drejtuesve të Lartë, janë mashtrime

KUJDES! Policia thirrje qytetarëve: Mos i hapni email-et që ju vijnë ne emër të Drejtuesve të Lartë, janë mashtrime

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar për opinionin publik lidhur me qarkullimin e disa e-mailave të rremë që po shpërndahen në emër të këtij institucioni dhe të disa organizatave të tjera vendore e ndërkombëtare të sigurisë. Sipas Policisë, këto e-maila përmbajnë dokumente të falsifikuara me tituj si “Ftesë/Arrestim i menjëhershëm”, ku pretendohet se janë dërguar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, FBI, INTERPOL apo Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik. Në përmbajtje, thuhet se marrësi i e-mailit ka “24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë”, gjë që Policia e Kosovës e cilëson si mashtrim të plotë. “Këto nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, por e-maila të falsifikuara që po përdoren për...