E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

E rëndë në Tiranë/ Kuzhinieri vret me thikë kamerierin 34-vjeçar, autori: U zumë për punën

Një sherr mes kolegësh në një lokal në Tiranë ka përfunduar në tragjedi. 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi I. I. ka humbur...