Blushi: Partia e Lirisë e vendosur për përshpejtimin e integrimit europian dhe respektimin e standardeve demokratike

Blushi: Partia e Lirisë e vendosur për përshpejtimin e integrimit europian dhe respektimin e standardeve demokratike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë të ditur se në kuadër të takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, është zhvilluar sot një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. “Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, deputetët Z. Edmond Haxhinasto, Znj. Erisa Xhixho dhe Znj. Brunilda Haxhiu, vlerësuam rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe plotësimit sa më parë të kritereve që duhet të përmbushë vendi ynë,” – deklaroi Blushi. Ai theksoi kontributin e gjatë të Partisë së Lirisë dhe të Presidentit të saj, Z. Ilir Meta, në procesin e integrimit europian. “Rikonfirmuam qëndrimin e palëkundur për avancimin e këtij procesi, duke vijuar angazhimin e vendosur për forcimin...