Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama nga Riadi: BE ka ngecur te armatimi! Shqetësohen për luftën dhe nuk kanë një plan për paqen
Të mundësojë një raport paqeje. Kjo është ajo çfarë kryeministri Edi Rama do të bënte për Evropën, apo të paktën këshillon. Rama shfaq si shqetësim të madh nxitimin e çdo dite për të gjitha vendet e Evropës për tu armatosur e për të vendosur gjithmonë e më shumë kapital për të prodhuar armë. Dhe e gjitha kjo thotë Rama, po ndodh dhe shqetësuese është fakti se nuk ka një plan për ruajtjen e paqes në dispozicion. “Sinqerisht unë besoj që ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për tu riarmatosur për të menduar dhe për të folur e për të punuar për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje që do të mund të shihje, ta lexoje dhe të mendoje për...