Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, poezia e Kadaresë që sfidoi regjimin
Ismail Kadare Në tetor të vitit 1975 Ismail Kadare do të sfidonte regjimin me poezinë “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”. Asokohe, shkrimtari tentoi ta botonte por korrigjuesit dhe kritikët në redaksinë e gazetës “Drita” ngritën alarmin. Poema denonconte hapur dështimin dhe përlyerjen me gjak të sistemit diktatorial.Ju ftojmë ta lexoni: Ismail Kadare: Pashallarët e kuq Në mesditë Byroja Politike u mblodh.Vallë ç’ka ndodhur në kufijtë veriorë.Në kufijtë e jugut vallë ç’ndodh.Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.Mos lëvizën klasat e përmbysura,Mos ka katastrofë në prodhim.Vallë ambasadorët mos kanë nisurRadiograme plot shqetësim.Jo. Kufijtë e shtetit janë të qetë.Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.Dhe nën diktaturë të proletariatit,Dimërojnë kokëulur ish kastat e mëdha.Dhe prodhimi është normal dhe...