Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
850 ankesa në tendera brenda 9 muajve, pushteti vendor ‘kampion’ i shkeljeve në prokurime
Për, 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 54.6 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Sipas të dhënave të Buletinit mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, në muajin shtator janë adresuar 120 ankesa. Ndërsa në total për periudhën janar-shtator, janë në total 850 ankesa nga operatorët ekonomik. Sipas ankesave për fazën e procesit, në të cilën është paraqitur ankimimi, dominojnë më shumë ankesa për vlerësim ofertash të cilat përllogariten 75, ndërsa për Dokumentet Standarde të Tenderit janë vetëm 45 të tilla. Sipas Buletinit, nga 120 ankesa të ardhura gjatë muajit Shtator, 99 prej tyre janë procedura prokurimi unike. Por Pushteti Vendor, vijon të jetë më i predispozuar për të adresuar më shumë ankesa, ku për muajin shtator janë...