Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Turizmi dhe fotovoltaikët nxisin investime në zonën e Divjakës, OSSH 2.3 mln euro për linjën 35 kV
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të bëjë një investim të ri për linjën 35 kilovolt në zonën që përfshin Spillenë dhe Divjakën.Referuar një procedure prokurimi të çelur këtë të martë, me fond limit 229 milionë lekë apo 2.3 mln euro, nënvizohet se ky investim pritet të ndikojë pozitivisht si për aspektin turistik që përfaqëson kjo zonë, ashtu edhe për investimet në fotovoltaikë që janë në zgjerim në këtë rajon.“Rikonstruksioni dhe fuqizimi i kësaj linje të re do të bëjë të mundur furnizimin me energji elektrike me parametra teknikë dhe standardet e duhura për një numër të madh konsumatorësh në zonat bregdetare Divjakë, Spille dhe ato të Rrogozhinës, por do të ketë përfitime edhe për të gjithë konsumatorët e këtyre zonave, për perspektivën e investimeve...