“Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

“Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK”, Boçi: Korrupsioni dhe krimi janë shkrirë në një

Luciano Boçi, nënkryetar i PD, ka komentuar në “Puls” në A2 CNN, me moderatore Bruna Çifligun, zhvillimet në seancën dëgjimore me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke e cilësuar atë “të paqartë” dhe “të deformuar nga mazhoranca”. Sipas Boçit, vendimi që pyetjet e deputetëve të mos lexoheshin prej tyre, por nga një person tjetër, “krijoi kakofoni dhe mosqartësi në komunikim”. Ai tha se kjo mënyrë ndikoi në përgjigjet e Dumanit, duke shtuar se “shumë prej tyre ishin të paplota”. Deputeti shprehu pakënaqësi që pyetja e tij për Edi Ramën nuk u lexua e plotë. “Unë parashtrova argumente dhe fakte pse Rama është shpallur i paprekshëm. Ai është firmëtari kryesor i vendimeve për inceneratorët, iniciatori i projekteve që sot nuk funksionojnë. Janë 71 persona në hetim,...