“Vendi po mbetet pa opozitë”, Çupi: Vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë duke e favorizuar

“Vendi po mbetet pa opozitë”, Çupi: Vetë SPAK e ka dëmtuar shumë rëndë duke e favorizuar

Për analistin Frrok Çupi, vetë SPAK e ka dëmtuar opozitën, duke e favorizuar, c’ka është përkthyer në rënie të mbështetjes ndaj saj. Në studion e Neës Line, Çupi tha se vendi po mbetet pa opozitë, pasi nuk ka as ide, as teza, as zhvillim politik “Ka një kujtesë gjithmonë, juristët prokurorët gjyqtarët, kanë një mendim ndryshe për popullin. Populli ka një kujtesë të fortë, ndodhemi para një fakti që mbështetja ndaj maxhorancës ka një rënie. Por lajmi është se ka rënë mbështetja ndaj opozitës. Në kohën që jemi duke ndezur motorët për BE, opozita gjithmonë ka ngritje. Maxhoranca ishte në pistën e saj të zakonshme,por po ndodh që opozita në të gjitha planet po bie, po shkohet drejt asaj që ankohen të gjithë që vendi...