Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori
Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal. “Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel