Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shkarkimi nga detyra i cenon prezumimin e pafajësisë”, avokatët e ish-kryebashkiakut: 17 të pandehurit e tjerë në liri, Veliaj në burg. Persekutim politik
Dy zyrat ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë publikuar sot raportin e dytë, të përditësuar, lidhur me çështjen e ndalimit të tij nga SPAK. Raporti i përditësuar e cilëson mbajtjen e Veliajt në paraburgim si persekutim politik të ish-kryebashkiakut të Tiranës, si dhe “shqyrton motivimet e dukshme dhe të papërshtatshme politike që qëndrojnë në themel të çështjes së SPAK-ut ndaj tij”. Sipas Raportit, Veliaj mbahet në paraburgim, ndonëse nuk paraqet rrezik për t’u arratisur, dhe as paraqet rrezik për të penguar çështjen e SPAK-ut. Raporti thekson se paraburgimi i pajustifikuar i Veliajt ka shërbyer si pretekst për ta larguar atë nga detyra në mënyrë...