Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, Berisha flet për përballjen me Dumanin në Kuvend: Fliste si i kapur, s’i duronte dot pyetjet, i dukeshin si shtiza
Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani. Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’. Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shtiza’. “Patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt. I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve...