Atentati me tritol në Shkodër, makina e autorëve gjendet e djegur në Dragoç

Atentati me tritol në Shkodër, makina e autorëve gjendet e djegur në Dragoç

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHKODËR-Një automjet është gjetur i djegur në Dragoç, pas shpërthimit me tritol të ndodhur në Shkodër ku i plagosur mbeti Ene Busukja. Mjeti dyshohet se i përket autorit/ëve të atentatit ndaj 38-vjeçarit. Shpërthimi u raportua mesditën e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”. Sasia e tritolit ishte vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, i cili shpërtheu sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Ede nuk dihet shkaku, ndërsa Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI