‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

‘Duan të mbajnë Ilir Metën në burg’/ Kryemadhi: SPAK ka vepruar nën direktivë politike

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe nënës së saj është shtyrë sërish sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Pas kësaj vendimi, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për drejtësi të komanduar politikisht. Ajo shkruan se SPAK nuk ka sjellë asnjë provë të re, por ka dërguar për gjykim dosjen pa administruar të gjitha provat dhe vetëm për të mbajtur Ilir Metën në burg. Kryemadhi thekson se dokumentacioni i ri, i prezantuar si “provë e re”, është në fakt një fashikull hetimor prej 450 faqesh dhe nuk sjell asgjë të re. Sipas saj, LSI ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar zyrtarisht dhe nuk ka...