Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Projektligji për gjuetinë, Korreshi: Ka mbaruar hashashi dhe është hapur rruga e çiftes
Deputeti Saimir Koreshi komentoi sot projektligjin për gjuetinë. Në fjalën e tij në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Korreshi u shpreh se kjo nismë ligjore duhet tu përgjigjet disa problematikave, siç është administrimi dhe aftësimi. Korreshi ironizoi se me përfundimin e lejimit për mbjelljen e hashashit, i është hapur rrugë gjuetisë me çifte. “Duke qenë se vij nga një vend që nuk është bujqësor, por bujqësia ka shumë problematika. Është lënë përgjegjësia te ligji. Duke qenë se është mbaruar hashashi, mendoj se është hapur rruga e çiftes. I është lënë bashkive dhe strukturave vendore që të merren me këtë. Pretendohet që ata punonjës të marrin rrogat, por sa e njohin dhe a kanë marrë ndonjëherë çiften në dorë? A ia kanë idenë këta?...