Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
A do të dalë sot nga qelia Meta? Avokati hesht. Kryemadhi: Na thanë hajdeni me vrap…
Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi. “Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi përpara se të hynte në GJKKO. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili u paraqit i pari në GJKKO, u pyet në lidhje me seancën që do të mbahet. -Do të shtyhet avokat? Kujtim Cakrani: Se di të shikojmë, them se po. -A do të dalë sot? Kujtim Cakrani (nuk përgjigjet). Kujtojmë se Cakrani ka premtuar publikisht në disa studio se Meta do të lirohet brenda tetorit.