Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SPAK me prova të reja ndaj Metës e Kryemadhit, shtyhet seanca paraprake
Seanca paraprake për dosjen “Meta”, e parashikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm, 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme për Krimet e Rënda, është shtyrë. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Monika Kryemadhit, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila drejton procesin, vendosi që seanca të mos vijojë pa praninë e mbrojtjes ligjore, duke përcaktuar një datë të re që do të njoftohet nga gjykata. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti në seancë prova shtesë që lidhen me hetimet mbi veprimtarinë financiare të të pandehurve. Bëhet fjalë për një letër-porosi, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Dosja “Meta” përfshin hetime për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të...