Gjin Gjoni: 20 mijë njerëz të rrethojnë Kryeministrinë, çdo deputet të paguajë 1.5 mijë euro për t’i mbajtur me bukë e ujë

Gjin Gjoni: 20 mijë njerëz të rrethojnë Kryeministrinë, çdo deputet të paguajë 1.5 mijë euro për t’i mbajtur me bukë e ujë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka zbuluar për herë të parë propozimet e tij për strategjinë e rezistencës së PD-së kundër qeverisë Rama, të cilat ngjallën debate në shumë media. Gjoni tha se përballë arrogancës së qeverisë, ai kishte propozuar disa lëvizje të forta, duke nisur që nga ngujimi dhe greva e deputetëve, e deri te ndryshimi i formës së protestave. Ai zbuloi gjithashtu se kishte propozuar që deputetët të paguanin nga 1500 euro nga rrogat e tyre, në mënyrë që të mbanin me ushqime dhe ujë protestuesit, që këta të fundit të rrethonin Kryeministrinë. Sipas Gjonit, protestat vetëm me fjalime nuk kanë dhënë rezultete, duke shtuar se nevojiten protesta të qëndrueshme, në mënyrë që Rama të dorëzohet. “Ka pasur një konfuzion dhe shkrime...