Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për fuqinë blerëse, kalon dhe Milanon

Tirana ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për fuqinë blerëse, kalon dhe Milanon

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta. Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite. Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë. Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8...