I dehuri me Porsche i merr jetën 17-vjeçarit në Vlorë, familjarët në dyert e morgut: Nuk na japin trupin e djalit

I dehuri me Porsche i merr jetën 17-vjeçarit në Vlorë, familjarët në dyert e morgut: Nuk na japin trupin e djalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me motor. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë. Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi. Dyshohet se i riu që drejtonte makinën tip...