Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Buffon “sponsorizon” Spallettin: Do të ishte trajneri më i përshtatshëm për Juventusin
28 Tetor 2025 7:55 Alfred Lleshi “Spalletti te Juventusi? Nëse trajneri do të pranonte ta merrte përsipër këtë detyrë, sipas mendimit tim, do të ishte personi më i përshtatshëm që klubi bardhezi mund të merrte në këto momente”.Kështu u shpreh Gianluigi Buffon gjatë aktivitetit “Il talk a teatro”, që po zhvillohet në teatrin “San Carlo” të Napolit, me rastin e përmbylljes së 100-vjetorit të gazetës “Corriere dello Sport-Stadio”, nën drejtimin e Ivan Zazzaronit. Rruga drejt pankinës së Juventusit është ngushtuar në tre kandidatë: Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino. Megjithatë, një emër tjetër u “sondua” nga drejtuesit e klubit, Xavi Hernandez. Ish-mesfushori i Barcelonës ishte një nga trajnerët e parë të kontaktuar, por sipas Matteo Moretto, vetë spanjolli refuzoi ofertën e Juventusit për arsye...