Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Altin Dumani sot në Gjirokastër, zbardhet agjenda e kreut të SPAK
Pas seancës maratonë të raportimit në Kuvend ditën e hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, do të jetë të martën në Gjirokastër. Ai do të marrë pjesë në takimin hapës të projektit “EU Education for Better Governance in the Regions of Albania”, një nismë e financuar nga Komisioni Europian përmes Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA). Projekti është fituar nga një grup pedagogësh të Universitetit “Eqrem Çabej”. Projekti synon të forcojë qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin institucional përmes arsimit dhe trajnimit në rajonet e Shqipërisë, duke ndërtuar ura mes universiteteve, institucioneve publike dhe partnerëve europianë. Sipas agjendës së bërë publike, në këtë takim pritet që të mbajë një fjalë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit i ka shfrytëzuar...