Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Bin Salman do vizitojë Shqipërinë?
Kryeministri Rama ka paralajmëruar një vizitë në Shqipëri të udhëheqësit saudit, Princit të Kurorës Muhamed bin Salman, gjatë një vizite të tij në Riad. “Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama. Nëse ndodh, kjo do jetë hera e parë e një vizite të një niveli kaq të lartë të Mbretërisë Saudite në Shqipëri. Rama e ka vizituar disa herë Riadin gjatë qeverisjes së tij, në një përpjekje të dukshme për të patur raporte të ngushta dhe bashkëpunuese me vendet e pasura arabe. Nga ana tjetër, ura më e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në vite kanë qenë...