Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Nuk e kuptoja sa bosh isha”/ Einxhel Shkira rrëfen transformimin e saj pas 4 vitesh
Kanë kaluar plot katër vite që nga momenti kur Einxhel Shkira u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, përvojë që shënoi një kthesë të madhe në jetën e saj. Për ish-banoren e edicionit të parë, ky format nuk solli vetëm vëmendjen e publikut, por edhe dashurinë e jetës, DJ Dagz, me të cilin sot ndan një familje të lumtur dhe dy fëmijë. Në një postim nostalgjik në InstaStory, Einxhel ndau një kujtim nga ajo periudhë, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. “Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë”, shkroi ajo, duke iu referuar një fotografie nga ajo kohë. “Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo...