Pse ishte enciklopedi kombëtare Xhemail Abria?

Pse ishte enciklopedi kombëtare Xhemail Abria?

Xhemail Abria (1830-1908) është enciklopedi e urtisë popullore dhe kombëtare. Ai tërë jetën ia kushtoi pajtimit dhe pleqërimit në odat e burrave të kohës. Kishte marrë pjesë edhe në tubime kombëtare për luftëra, shpëtim të popullit dhe liri. Ai ishte edhe parashikues, sepse thoshte se do të shkojë, të paktën, edhe një shekull që ky popull të merr trajtën kombëtare. Parashikimet e tij kanë dalë të sakta në shumë raste… Skaj rrugës së asfaltuar në fshatin Abri e Epërme të Drenicës qëndron krenare një kullë, që ka pritur dhe përcjellë shumë pushtete dhe pushtues. Kulla tradicionale shqiptare, e para gati dy shekujve, tani së voni e riparuar, e kthen njeriun me shekuj prapa, në kohën kur oda ishte gjyqi i popullit dhe kur mençuria popullore...