Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Moti i mirë gjallëron bregdetin/ Qytetarët shijojnë fundjavën në Durrës e Velipojë
Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë gjallëruar bregdetin e Durrësit, ku qytetarë dhe vizitorë kanë nisur të frekuentojnë plazhin.Edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht, zonat bregdetare janë mbushur me pushues që shijojnë diellin dhe freskinë e detit. Disa kanë zgjedhur të relaksohen në breg të detit, ndërsa të tjerë nuk kanë hezituar të futen në ujë.Të rritur e fëmijë po i gëzohen këtyre ditëve me diell, duke e shfrytëzuar fundjavën. “Shumë të huaj shikon në Durrës, sidomos nëpër plazhe. Po ti të shikosh përqark ka marrë ngjyrën tamam sikur është në Gusht. Kanë marrë ngjyrë njerëzit që tani”, shprehet një pushuese. “Sot mirë, edhe dje mirë ishte. Pak e provuam ujin por shumë i ftohtë ishte”, shtoi një tjetër pushuese....