Balla-opozitës: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt nga familja jonë politike që po hetohet padrejtësisht

Balla-opozitës: Ne nuk bëjmë avokatin e askujt nga familja jonë politike që po hetohet padrejtësisht

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës së fundit në Kuvend, më 27 tetor, theksoi diferencën e madhe mes sjelljes së opozitës dhe deputetëve të PS-së. Balla deklaroi se asnjë deputet socialist nuk ka mbrojtur persona që hetohen nga drejtësia dhe kritikoi deputetët e opozitës për qëndrimet e tyre në Parlament. “Ja dhe ky raportim mbaroi dhe me të drejtë dinë të bëjnë dallimin e madh dhe këtu besoj se ju nuk keni ndonjë shans për të reflektuar. Një qytetar i paanshëm që e ndoqi këtë seancë e pa shumë qartë se, për fatin e keq të opozitës në Shqipëri, ajo që ka mbetur nga PD vazhdon të udhëhiqet vetëm nga hallet e PD. I dëgjuat. Njëri këtu tha tre udhëheqësit...