Alarm i brendshëm në burg/ Armë dhe plumba pranë qelisë së liderit të organizatës kriminale

Alarm i brendshëm në burg/ Armë dhe plumba pranë qelisë së liderit të organizatës kriminale

Një alarm është dhënë në burgun e Korydallos në Greqi, pasi një pistoletë dhe tetë plumba u gjetën të groposur në oborrin e pavijonit të 5-të. Zbulimi i armës ka shkaktuar mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve, pasi në këtë pavijon mbahen disa nga të dënuarit më të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i njohur si udhëheqës i ashtuquajturës “mafia e burgjeve”, i cili gjithashtu frekuenton të njëjtin oborr gjatë orarit të ajrimit. Në të njëjtin pavijon ndodhen gjithashtu të burgosur turq, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, çka ka shtuar shqetësimet e autoriteteve lidhur me origjinën e armës dhe qëllimin e mundshëm të përdorimit të saj. Hetuesit dyshojnë se arma mund të ishte përgatitur për tentativë...