Spiropali: Shqipëria, partner i besueshëm i BE-së, mbështetje financiare dhe për sigurinë

Spiropali: Shqipëria, partner i besueshëm i BE-së, mbështetje financiare dhe për sigurinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali është për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me Kaja Kallas. Ministrja në postimin e ndarë në rrjete sociale falenderon Kryediplomaten europiane për mbështetjen që Unioni i jep Shqipërisë, si mbështetje financiare por edhe në siguri e mbrojtje. Postimi: BRUKSEL – Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë...