Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha ‘shpërthen’ prapa krahëve të Dumanit: I shpifur, avokat i vjedhjeve të Ramës
Pas largimit të kreut të SPAK-ut nga seanca plenare e 27 tetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi ashpër atë. Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore. “Ishte një rast unik në jetën tuaj, e të gjithëve, se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe, se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër qytetarin më të thjeshtë. Ju, avokatët e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë,...