Kapet në Angli anëtari i grupit kriminal nga Berati, njihuni me emrin e tij

Kapet në Angli anëtari i grupit kriminal nga Berati, njihuni me emrin e tij

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtetasin shqiptar Xhuljano Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në Shqipëri. Arrestimi është kryer në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Hoxha ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, të datës 22 prill 2025, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Nga hetimet rezulton se Xhuljano Hoxha dyshohet të ketë qenë pjesë e një...