Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë. “Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë,” u tha Dumani deputetëve. I pyetur nga opozita nëse prokurori Dritan Prençi që ka firmosur fletë-thirrjen në SPAK për Ballukun kishte marrë presione nga politika për këtë çështje, Dumani tha: “nuk më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit”. Dumani shtoi se Prençi dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë pasur mbështetjen e tij si kryetar i SPAK për hetimin e çdo çështjeje. Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë...