Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Proceset në SPAK/ Si po çmontohet klani “Balluku” në administratë
Një biletë avioni drejt Rumanisë, takimi rutinë me homologun në Bukuresht dhe një mbledhje e lajmëruar më parë e shpëtuan Belinda Ballukut nga parada e turpit në hyrjen e SPAK. Të paktën për këtë të hënë. Disa ditë të tjera larg prokurorëve, mund të jenë të rëndësishme për presionin dhe negociatat në prapaskenë. Eksperienca tregon se nga momenti kur oficerët e BKH të marrin në pyetje me dyshimet për korrupsion, aty nis edhe fillimi i fundit të karrierës politike. Sapo kalohet pragu i SPAK, pjesa tjetër është formalitet. Por shmangia e SPAK me një vizitë pune në Rumani mund të jetë edhe thjesht një lëvizje e dëshpëruar për të fituar kohë. Duhet llogaritur se hetimi që po shtrihet rreth ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë,...